Ekspertët e policisë janë rikthyer sërish paraditen e kësaj të hëne në fshatin Rrilë të Lezhës, pranë biznesit ku ndodhi atentati me armë zjarri mbrëmjen e djeshme. Ekspertët po marrin gjurmët e gjakut në vendin e ngjarjes, të cilëve do t’iu bëhet ADN për të parë nëse kemi të bëjmë me një person tjetër të plagosur dhe identitetin e tij. Ndërkohë, nga të shtënat, 4 plumba kanë prekur dhe dy biznese të tjera përballë berberhanes, por fatmirësisht personat që ndodheshen brenda kanë shpëtuar mrekullisht.
Lajmi kryesor:
Atentati në Lezhë, shënjestër dyshohet nipi i Nikulajve! Mbeti i plagosur bashkë me pronarin e berberhanes ku ndodhi sulmi, 3 atentatorët shkuan me 'Audi' (VIDEO)










