MILOT-  Sot paradite zbardhen detaje të reja në lidhje me atentatin e ndodhur mbrëmjen e djeshme afër Milotit ku  mbetën të vrarë Klodian Ndreca, 28 vjeç dhe Taulant Prendi dhe u plagos vëllai i Taulanit, Aurel Prendi.

Sipas policisë pista kryesore e hetimit është se objektivit i atentatit mund të ketë qenë Klodian Ndreca, 28 vjeçari i cili mbrëmjen e djeshme ishte në timon të makinës. Ndërsa dy vëllezërit Prendi, djem halle me Ndrecën, ishin viktima të rastësishme pasi kishin qenë në makinë me Klodianin në momentin e ekzekutimit. Por nuk përjashtohet pista e hetimit se objektivi mund të jetë ngatërruar dhe objektiv i atentatit mund të ketë qenë ish pronari i automjetit, shtetasi me iniciale M.P, i cili dyshohet se ka precedente penalë në Itali.

Mbrëmjen e djeshme rreth orës 21;00 viktimat kanë qenë duke udhëtuar me makinë tip “Golf 5”, kur dy persona ende të paidentifikuar i kanë zënë pritë  pranë një pike inertesh, tek këmbët e urës së Milotit, të aksit të vjetër Milot-Lezhë, dhe  kanë qëlluar me automatik në drejtim të tyre.

Deri tani janë shoqëruar 15 persona.

ORA 11: 29 OBJEKTIV I ATENTATIT KLODIAN NDRECA  
Nga veprimet e mëtejshme hetimore, policia deklaroi sot paradite se objektiv i atentatit mund të ketë qenë Klodian Ndreca, i cili mbrëmjen e djeshme ishte në timon të makinës. Por nuk përjashtohet dhe pista e hetimit se ishte ngatërruar objektivi. 
Sipas policisë Ndreca kishte blerë makinën tek kushëriri me inicialet M.P  i cili dyshohet se ka precedente penalë në Itali.
 
ORA 11: 25 VIKTIMAT KUSHERINJ, AUTORET U LARGUAN NE KEMBE 
Ndreca dhe vëllezërit Prendi ishin kushërinj dhe kishin shtëpine 100 m larg njeri tjetrit.  Mbrëmjen e djeshme ata kanë  qenë duke lozur  bilardonë Milot dhe kur po kthenin në shtëpi i kanë zënë pritë, pak metra larg fshatit Pllanë të Lezhës ku banonin.
 
 Autorët, mendohet të kenë qenë dy kanë qëlluar me automatik dhe pistoletë dhe janë larguar në këmbë përmes lumit Mat. 


ORA 09: 30 XHAXHAI: JEMI TE SHOKUAR 
Xhaxhai i vëllezërve Prendi në një prononcim për median thotë se nuk kanë pasur asnjë konflikt dhe i kërkojnë qeverisë të zbardhë vrasjen dhe të vihet në vend drejtësia. “Ngjarja na ka shokuar. Ne nuk kemi patur konflikt me asnjeri. I kërkoj qeverisë Rama që të vihet drejtësia në vend.”- thotë Gjovalin Prendi. Aurel Prendi ndodhet në spitalin e Lezhës dhe mjekët thonë se është jashtë rrezikut për jetën.

gjovalin prendi
(Foto: Gjovalin Prendi, xhaxhai i vëllezërve Prendi)


ORA 22: 30 (19 shkurt 2014) DYSHOHET SE AUTORI KA NGATËRRUAR OBJEKTIV
Mbrëmjen e djeshme sipas policisë tre të rinjtë merreshin me punime dekorative gipsi në momentin që ranë në pritë po ktheheshin në banesën e tyre në fshatin Pllanë, pak km larg vendit ngjarjes.

Burime të pakonfirmuara pranë policisë së Lezhës, thanë dje se  automjeti me të cilin udhëtonin të rijntë i përkiste kushëririt të dy vëllezërve Prendi, shtetasit me iniciale M.P, i cili dyshohet se ka precedente penalë në Itali.

Të njëjtat burime pohojnë së dyshohet se vrasësit mund të kenë ngatërruar objektiv, duke menduar se në makinë ndodhej shtetasi me inicialet M.P.  

Ende nuk ka asnjë informacion për autorët e pritës, ndërsa policia e Lezhës në vendin e ngjarjes kreu veprimet hetimore për zbardhjen e rrethanave. Momentalisht po hetohen në dy pista ajo e ndonjë konflikti pronësi apo konflikti të ditëve të fundit.

viktimat milot
(Në Foto: Nga e majta viktima Klodian Ndreca; viktima Taulant Prendi; i plagosuri jashtë rrezikut për jetën) Foto te tjera

GURORJA?
Nga ana tjetër, policia tha se po heton edhe për një konflikt pronësie në këtë fshat, sidomos për shkak të një guroreje që ndodhet në Pllanë, por nga grupi hetimor nuk janë bërë me dije detaje të mëtejshme.

Ndërkaq, në vendin e ngjarjes, policia sekuestroi të paktën 20 gëzhoja automatiku “Kallashnikov”, të cilat u dërguan në laboratorin e kriminalistikës. Pritet të merret në pyetje edhe Aurel Prendi, i cili ndodhet në Spitalin e Lezhës.

Pas kësaj ngjarjeje, në Pllanë kanë mbërritur forca të shumta policie, si nga komisariatet e Qarkut të Lezhës, ashtu edhe nga FNSH-ja e Shkodrës. Gjithashtu u ngritën postblloqe të shumta policie në të gjitha rrugët nacionale, pasi dyshohet se autorët e krimit u larguan me automjet. Deri në orët e mesnatës, policia kishte shoqëruar 15 persona, por nuk ka pasur informacion zyrtar për ndonjë të arrestuar konkret.

atentat ne milot me logo
(Në foto: Automjeti mbi të cilin u qëllua me armë) Foto të tjera
 
Redaksia online
(ms/esh/shqiptarja.com)