Atentati në Nicë, arrestohet një
çift shqiptar, i shitën armën autorit 

Atentati në Nicë, arrestohet një<br />çift shqiptar, i shitën armën autorit 
Policia franceze ka arrestuar një çift bashkëshortësh shqiptarë të dyshuar si të përfshirë në sulmin e të enjtes në qytetin e Nicës, ku një kamion shtypi për vdekje 84 persona si dhe u plagosën dhjetëra të tjerë.

Shqiptarët dyshohen si i shitën armën autorit të tragjedisë i cili u identifikua një franko-tunizian. Krahas përplasjes vdekjeprurëse me kamion i cili hyri me shpejtësi përmes turmës, franko-tuniziani Mohamed Lahouaiej­ Bouhlel ka qëlluar edhe me armë në drejtim të drejtim të civilëve. Pikërisht arma e përdorur prej tij dyshohet se i është shitur nga çifti shqiptarë. 

Arrestimet e orëve të fundit e çojnë në shtatë numrin e të prangosurve, pas atentatit terrorist të tre ditëve më parë. Mediat franceze nuk bëjnë të ditur emrat e shqiptarëve të arrestuar, ndërsa kanë konfirmuar se janë me shtetësi shqiptare. 
 
Gjatë kremtimit të Festës Kombëtare të Francës, Dita e Bastijes, një i ri tunizian Mohamed Lahouaiej­ Bouhlel, e drejtoi kamionin e tij mbi turmën e njerëzve duke vrarë 84 persona.

Ai u ekzekutua në vendngjarje nga policia franceze. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Velipoja plazhi më i populluar në vend! Java e parë e gushtit shënon fluksin më të lartë të sezonit

Velipoja plazhi më i populluar në vend! Java e parë e gushtit shënon fluksin më të lartë të sezonit