Atentati në Vlorë, A1 Report 
pamje ekskluzive të shpërthimit

Atentati në Vlorë, A1 Report <br />pamje ekskluzive të shpërthimit
VLORË - A1 Report ka siguruar pamjet ekskluzive të siguruara nga A1 Report të shpërthimit të ndodhur mëngjesin e sotëmn rreth orës 7:14 min në Vlorë ku humbi jetën Isuf Brahimaj, i cili teksa ishte duke udhëtuar në aksin e rrugës transballkanike Skelë ra pre e atentatit.

Siç shihet edhe nga pamjet flakët e djegies së automjetit janë ende pas shpërthimit, teksa atentatit ndaj mjetit tip ‘Mitsubishi është dëmtuara dhe pjesët e tij janë hspërndarë gjithë andej.

Janë qytetarët ata që vijnë të parët në vendngjarje për të ndihmuar personat e përfshirë në atentat, teksa trupi i 19 vjeçares Ornela Gjini ndodhet e shtrirë në tokë pas dëmtimeve të marra.

A1 Report ka mundur të mësojë se ambulanca është vonuar për afro 15 minuta nga shpërthimi i eksplozivit, teksa pas dhënies së ndihmës nga unformat blu 19 vjeçarja transportohet me autoambulancë në spitalin e Vlorës. Pas Vlorës e reja është sjellë në Tiranë, ku është duke u nënshtruar një ndërhyjre të specializuar por gjendja e saj paraqitet në rrezik për jetën.

Pas shpërthimit në zonë është krijuar trafik i rënduar, teksa pak metra më tutje ndodhet 19 vjeçarja e plagosur, ku ka ndalur dhe fuoristrada e drejtuar nga Brahimaj.

Atentati ka shënuar dhe dëme të kosniderueshme në zonë, teksa blutë bëjnë me dije se janë afro 300 gram eksploziv C4 që janë përdorur në këtë krim.


(Video e plotë pa koment, momente pas shpërthimit të fuoristradës dhe transportimi i të plagosurës)



ornela gjinni me logoisuf brahimaj
(Në foto:E plagosura Ornela Gjini (majtas) dhe viktima Isuf Brahimaj (djathtas) Foto të tjera

makina e brahimajt
(Në foto: Momente nga video Eksluzive qe dispunon A1 Report nga atentati në Vlorë, automjeti në flakë pas shpërthimit dhe momenti i transporimit i të plagosurës në ambulancë)


Vlorë, eksploziv makinës një i vdekur,plagoset dhe një vajzë
Një person ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur rëndë nga shpërthimi i një makinë rreth orës 07:15 të mëngjesit në lagjen 28 Nëntori. Ngjarja ka ndodhur në kryqëzimin pranë sheshit “Omonia”, në rrugën trans-ballkanike. Lëndime të lehta ka marrë edhe një kalimtar i rastit

Automjetit tip 'Mitsubishi' me targë AA848JX  i është vendosur një sasi e konsiderueshme eskplozivi dhe shpërthimi ka qenë i telekomanduar. Ndërkohë sipas dëshimitarëve në vendngjarje mësohet se ka pasur 3 shpërthime gjatë momentit që ka qenë në ecje.  

Nga shpërthimi mësohet se ka vdekur drejtuesi i mjetit, Isuf Brahimaj, 42 vjeç, pronar i një hoteli në Radhimë që pritej të inaugurohej këto ditë.

hoteli i isuf brahimaj me logo
(Në foto: Hoteli që kishte viktima në Rradhimë)
Foto të tjera

Bëhet e ditur se Brahimaj ka vuajtur në Itali edhe një dënim prej 8 vitesh burg.

vlore
(Në foto: Vendi ku ndodhi shperthimi në Vlorë) Foto të tjera

Mësohet se viktima u ka shpëtuar edhe 1 atentat një vit më parë nga i cili nuk pati dëmtime serioze, njëri duke udhëtuar me makinë dhe tjetri me motor. Gjithashtu edhe i vëllai i tij Ermal Bajramaj, i njohur ndryshe si Bashkim Brahimi i ka shpëtuar më 31 gusht të 2013-s një atentati që ka ndodhur në po të njëjtin vend. 

Për atentatin e vitit 2013, policia ka vënë para akuzës vrasesin me pagesë Julian Sinanaj, i cili nuk ka bërë të ditur emrat e porositësve të vrasësve. 

MAKINA E SHERTHYR 
(Në foto: Makina e shpërthyer në Vlorë me rreth të kuq viktima) Foto të tjera

​Trupi i pajetë siç dallohet edhe në foto është lëvizur disa orë pas ngjarjes nga makina, ndërkohë që ekspertët kanë kryer veprimet hetimore.



Ndërsa ka mbetur e plagosur edhe pasagjerja në këtë mjet, Ornela Gjini, 19 vjeçe, e cila është në gjendje të rëndë. Mësohet se 19-vjeçarja Gjini ka pësuar djegie të shkallës së tretë dhe është sjellë në QSUT në Tiranë në repartin e djegieve për një mjekim më të specializuar. 




Sipas mjekëve të QSUT-së, 19-vjeçarja Gjini është në gjendje të rëndë për jetën. Ajo ka mbërritur në Tiranë me djegie të thella në të dyja këmbët por edhe në fytyrë dhe në shpatullën e djathtë.  
Mjekët bëjnë  me dijes se ajo i është nënshtruar fazës së ekzaminimit dhe se do të ndërhyhet pasi daljes së analizave.

  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?



×

Lajmi i fundit

Sopranoja Ermonela Jaho në krah të Mbretit Charles, Rama: Krenar për shqipet

Sopranoja Ermonela Jaho në krah të Mbretit Charles, Rama: Krenar për shqipet