Referuar një informacioni më të fundit, në rrethana operative, antikrimi i Policisë së Vlorës dyshon se autorët e vrasjes së Gëzim Sinomatit fshihen brenda në qytet.
Përgjatë 24 orëve të fundit janë kontrolluar me dhjetëra vende dhe hapësira, magazina dhe shtëpi të braktisura që dyshohej se mund të fshihen bashkë me makinën që u larguan nga vendi i ngjarjes, por nuk janë lokalizuar.
Burime konfidenciale bëjnë me dije se nga vëzhgimi i një numri të konsiderueshëm të kamerave të sigurisë, hetuesit kanë mundur të sigurojnë disa informacione të vlefshme, të cilat shpresohet se do të shërbejnë në hetime, por burimet shprehen të rezervuara për të dhënë detaje konkrete.
Këto pamje po krahasohen nga hetuesit në shërbim të identifikimit të autorëve. Nga dhjetëra dëshmi të mbledhura deri tani, grupi i posaçëm hetimor nuk ka përftuar ndihmë të vlefshme. Për shkak të kompleksitetit të ngjarjes dhe mungesës së provave, me urdhër të kryepolicit Muhamet Rrumbullaku është angazhuar në kontrolle edhe forca elitë RENEA, e cila po skanon çdo mjet që hynë dhe del në qytet. Megjithatë, për hetuesit, mundësia që shënjestra të jetë ngatërruar me xhaxhain, Benard (Spiro) Sinomatin, është e madhe, për shkak të pranisë së tij në të njëjtën shtëpi mbrëmjen e vrasjes. Benard Sinomati është pyetur nga hetuesit.
Viktima Gëzim Sinomati nuk rezulton të jetë hetuar asnjëherë brenda dhe jashtë vendit për veprimtari kriminale dhe kjo e lokalizon më shumë hetimin tek ngjarjet e së shkuarës, ku i përfshirë ka qenë i ati, Sokol Sinomati. Ky i fundit, është në burg dhe i ka mbetur për të shlyer edhe 3 vite e 2 muaj të tjerë. I njohur ndryshe me nofkën “buzederr”, ish pjesëtarë i bandës së Gaxhait gjatë trazirave të 97-s, i larguar nga Shqipëria në 2017-n, u arrestua në 2021 në Belgjikë, për çështje droge. Në fund të vitit 2022 ai u ekstradua në Tiranë, për një ngjarje në 2002-in në Skelë, ku i vrarë mbeti Elton Tato dhe u plagos Robert Boraku.
Gëzim Sinomati u vra me tek plumb snajperi në kokë mbrëmjen e 7 janarit, sapo kishte dal në ballkonin e shtëpisë në lagjen “Hajro Çakërri” në Vlorë. Agresorët 5 minuta më vonë dogjën makinën, në të cilën në ndenjësen mbrapa u gjet një bllok betoni, i cili dyshohet se shërbeu si mbajtës i armës së krimit. Parkuar në një distancë jo më shumë se 40 m larg pallatit ku banonte i iru Gëzim Sinomati, snajperi kishte fushëpamje nga shënjestra. Në zonë, në lagjen “Hajro Çakerri” atë kohë rreth orës 22.00, energjia mungoi dhe për 10 minuta ishte errësirë e plotë. Deri tani policia nuk ka gjetur as gëzhoja e as armën e krimit por ka mbledhur rreth 50 kamera sigurie.
Atentati në Vlorë, autorët e ekzekutimit të Gëzim Sinomatit dyshohet se fshihen brenda në qytet! RENEA skanon çdo makinë në hyrje e dalje
Komento
i di shteti kush i bn kto po se di le t pyesi profesor eljusin
PërgjigjuSkanoni dhe policin e shtetit qe jep infot te dyja palve kush futet dhe del nga kufijt ne sistemin Tims. E filloni qe aty.
PërgjigjuOperacioni mos dilni se kemi ardhur ne. Sa kohe do rije RENEA rrugeve ne Vlore?? Cfare do beje RENEA pa informacion?
PërgjigjuShteti te ngrin sgupthi ty edhe cdo "gripi" qe te Dalì ,ne Italia asgjesoj cosa nostra qe vriste gjykates Jo Juve qe mender jeni Ca psikopeter qe vrisni njerez kot e me kot ,se qenka e veshtir me marr info nga Ca llapazan vlore thua ti ??o pika mendjes thuaij .renea te isha une minister e mbaja nje vite rresht ne vlore sa tju bente njerez dhe tju kujtonte Enver hoxhen dhe tja merrnit labce "mirse erdhe taulant djali "