TIRANE- "A1 Report" transmetoi sot paradite pamjet filmike të siguruara nga kamerat e sigurisë së aeroportit "Nënë Tereza", të cilat kanë fokusuar momentin e arrestimit të Marion Mitros, i akuzuar si porositës i atentatit ndaj prefektit Dervishi, teksa po tentonte të largohej jashtë vendit. 

42-vjeçari, i cili mendohet se shërbente si nyje lidhëse mes biznesmenëve dhe vrasësit Julian Sinanaj dhe që dyshohet se porositi atentatin që mbeti në tentativë ndaj prefektit të Vlorës Besnik Dervishi, ka qenë njëri nga vartësit e kryebashkiakut Shpëtim Gjika.

Mitro, njihet si militant i Shpëtim Gjikës, nderkohë Prefekti i Vlorës, Besnik Dervishi, deklaroi sot se atentatin e mbetur në tentativë ndaj tij e konsideron si krim të organizuar, jo thjesht krim rruge. 

Ky i fundit, për disa vite e ka punësuar si Inspektor në Inspektoriatin Ndërtimor Urbanistik Vendor të Bashkisë Vlorë.

marion mitro
(Foto: Marjon Mitro, i arrestuar nga policia)

ORA 13:30: DERVISHI: NUK ESHTE KRIM RRUGESH,POR KRIM I ORGANIZUAR
Prefekti i Vlorës, Besnik Dervishi, deklaroi sot se atentatin e mbetur në tentativë ndaj tij e konsideron si krim të organizuar, jo thjesht krim rruge.

“Do të jem pjesë e pandarë si përfaqësues i shtetit në Vlorë, për të luftuar krimin e organizuar dhe informalitetin. Mua, emrat e të arrestuarve deri më tani nuk më thonë asgjë. Nuk i njoh as rastësisht.Falenderoj punën e Policisë së Shtetit. Unë kam bërë vlerësimet e mia, ju kërkoj juve si media që të investigoni. Nuk e konsideroj një krim rrugësh, por të organizuar. I bashkohem organeve të Policisë së Shtetit për të çuar këtë çështje deri në fund. Unë nuk kam pasur dhe nuk kam frikë”,- është shprehur perfekti i Vlorës, Besnik Dervishi, pas një takimi që kishte për ngritjen e një Task-Force për energjinë elektrike në Vlorë.

ORA 10:00 SI U ARRESTUA NE RINAS, A1 REPORT SIGURON PAMJET
Kur sportelistja ka futur të dhënat e pasaportës së tij në kompjuter ka pulsuar në ekran urdhëri i ndalimit për të. Është dërguar me justifikimin e një verifikimi rutinë në zyrën e kryekontrollit në zonën e kontrollit të fundit, para se të kalohet në tranzitin e aeroportit "Nënë Tereza" në Rinas.

Në pamjet e siguara nga "A1 Report" duken 3 efektivë shtesë të policisë së Rinasit, të cilët mbërrijnë, në rast se Mitro do të kundërshtonte shoqërimin e tij në Komisariat.

Pamjet filimike tregojnë se këta efektivë shtesë dhe dy oficerë të tjerë shoqërojnë Mitron me pranga në duar, nga zona e kontrollit, jashtë terminalit, me destinacion komisariatin e Rinasit. 

Biznesmeni 42-vjeçar i lokaleve, por që sipas policisë ishte përfshirë edhe në ndërtime në qytetin e Vlorës, dyshohet se kishte pikasur se ishte vënë në shënjestër të skuadrës së operacioneve speciale dhe largohej nga Shqipëria për të humbur gjurmët.