Athinë, Agimi i Artë ushqimore 'low
cost' vetëm për klientë grekë 

Athinë, Agimi i Artë ushqimore 'low <br />cost' vetëm për klientë grekë 
ATHINE - Partia greke e ekstremit të djathtë, Agimi i Artë, ka hapur në periferi të Athinës një dyqan ushqimor me çmime të ulëta (në disa raste edhe gratis) por ku mund të hyjnë vetëm persona të etnisë greke. Ilias Panagiotaros, eksponent i partisë, shpjegoi se Agimi i Artë po mban premtimet e bëra gjatë fushatës elektorale dhe po ndihmon personat “me gjak grek” që të kalojnë krizën ekonomike në të cilën vuan vendi.

“Kush ka familje të mëdha dhe është i papunë ose ka një rrogë të ulët – tha ai – shpesh nuk ka mundësi që të bëjë shpenzime. Nëse do të vijë këtu, ne do ta ndihmojmë”. Por Panagiotaros theksoi se dyqani është “vetëm për ata që janë grekë, me gjak dhe etni”.

Panagiotaros akuzoi më pas emigrantët se po u vjedhin grekëve vendet e punës, duke pranuar rroga më të ulëta. Dyqani ushqimor është hapur në zonën e Ano Liosia, një nga më të varfrat e qytetit. Filozofia e dyqanit është shprehur përmes pankartave të shumta që recitojnë “Mbledhim ushqim për grekët që janë në nevojë”.

(im/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Parisi i jep lamtumirën Lojërave Olimpike, Shqipëria theu rekordin e saj historik me dy medalje bronzi

Parisi i jep lamtumirën Lojërave Olimpike, Shqipëria theu rekordin e saj historik me dy medalje bronzi