Mbrëmjen e të enjtes me qindra të rinj të maskuar u mblodhën para godinës së parlamentit dhe u përpoqën të godisnin me bomba Molotov, por policia arriti t’i shpërndante me gaz lotsjellës.
Situata u tensionua pasi parlamenti grek miratoi me 153 vota projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes me kreditorët, që përmban një paketë të re masash shtrënguese, midis të cilave reduktimin e pensioneve dhe rritjen e taksave.
Tashmë Athina zyrtare pret nga paketa e ndihmës financiare për Greqinë, zhbllokimin e një kësti prej 7.5 mld euro, shumica e të cilave do të shkojnë për shlyerjen e detyrimeve ndaj BQE-së.
Por analistët besojnë se paketa e fundit e qeverisë do të përkeqësojë edhe më tej gjendjen ekonomike, ndërsa qeveria publikoi një plan subvencionesh për shtresat në nevojë, që sipas saj do të zbusë efektet e masave të reja që do të votohen mbrëmjen e së enjtes prej Parlamentit.
[gallery]22336[/gallery]
Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com