ATHINË – FRONTEX: Ulet numri i 
migrantëve në Greqi gjatë marsit

ATHINË – FRONTEX: Ulet numri i <br />migrantëve në Greqi gjatë marsit
Marrëveshja BE-Turqi, e shoqëruar me politika më të rrepta të sigurimit të kufijve nga ana e Maqedonisë, në kufijtë e saj me Greqinë, dhe operacioni i NATO-s në detin Egje ka rezultuar në muajin mars me një reduktim të konsiderueshëm në numrit të emigrantëve të cilët mbërrijnë në ishujt grekë, njoftoi agjencia zyrtare turke e lajmeve, Anadolu Agency (AA).

Sipas raportit të Agjencisë Evropiane për Menaxhim të Bashkëpunimit Operacional të Kufijve të Jashtëm (FRONTEX), totali i migrantëve, të cilët janë parë të kalojnë kufijtë e jashtëm BE-së në Mesdheun Lindor gjatë  muajit mars ka aritur në 26 460, që është gjysma e atyre të shkurtit.

Në përputhje me marrëveshjen BE-Turqi miratuar nga Këshilli i Evropës më 17-18 mars, Greqia deklaroi se do të kthente në Turqi migrantët që arrijnë në ishujt e saj pas datës 20 mars. Rreth 3 500 emigrantë kanë mbërritur në Greqi në 11 ditët e fundit të muajit mars. Ky numër lidhet me shifrat prej 22 900 persona të cilët janë zbuluar të kenë kaluar ilegalisht kufijtë në ishujt grekë dhe në pjesën tjetër të rrugës së Mesdheut mes datave 1 dhe 20 mars”, thuhet mes tjerash në njoftimin e FRONTEX-it. ATA

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Shifrat rekord/ Malli i importit ‘mbyt’ prodhimin ‘Made in Albania’! Janar-Qershor u importuan 597 mijë tonë ushqime

Shifrat rekord/ Malli i importit ‘mbyt’ prodhimin ‘Made in Albania’! Janar-Qershor u importuan 597 mijë tonë ushqime