ATHINE- Kreu i opozitës së djathtë greke, Antonis Samaras përsëriti sot kërkesën për zgjedhje të parakohshme, duke mos pranuar ftesën e kryeministrit socialist, Jorgos Papandreu për të marrë pjesë në krijimin e një qeverie të unitetit kombëtar, për të cilin ka thënë se ishte gati të hiqte dorë nga drejtimi i saj.

"Maskat u hoqën, Papandreu hodhi poshtë të gjitha propozimet tonë, ai ka marrë përsipër përgjegjësi të mëdha"

"Zgjedhjet janë e vetmja zgjidhje" deklaroi Samaras,kreu i partisë Demokraci e Re, formacioni i dytë politik në vend.
(s.g/ansa/shqiptarja.com)