ATHINE - Polica greke ka bërë të ditur se të arratisurit nga burgu i Trikallasë Mario Kola e Ilir Kupa dyshohet se kanë kaluar kufirin për në Shqipëri. 

Burime nga policia helene thonë për mediat vendase se shqiptarët mund të kenë kaluar kufirin këto ditë. 

Ata janë shpallur në një kërkim intensiv prej disa javësh nga forcat speciale EKAM që operacioni policor më i madh i policisë greke në dekadën e fundit.

Ndërkohë dje u bë publike ekspertiza mjeko ligjore e dy shqiptarëve të vrarë nga EKAM, të cilët bënin pjesë në grupin e të arratisurve nga Trikalaja. 

Gjithëka nisi në natën e 22 marsit kur 11 shqiptarë 3 prej të cilëve u kapën menjëherë. Ndërsa dy të tjerë kanë mbetur mbetur të vrarë më 2 korrik gjatë një përleshjeje me forcat policore greke EKAM.

(lç/sg/shqiptarja.com)