Athinë, policia operacion për
largimin e emigrantëve ilegalë
Objektivi ka qenë qendra e Athinës sheshi Omonia, rreth së cilit banojnë mijëra klandestinë. Nga ky operacion priten të preken dhe emigrantë shqiptarë të cilët jetojnë pa dokumente në Greqi. Cështja e emigrantëve të paligjshëm është bërë edhe më problematike për shkak dhe të krizës ekonomike dhe të borxheve në të cilën ndodhet Greqia, dhe ku vendet e punës dhe fondet janë të pakta.
ATHINE- Në kryeqytetin grek nisi sot operacioni për dëbimin e emigrantëve të paligjshëm. Objektivi ka qenë qendra e Athinës sheshi Omonia, rreth së cilit banojnë mijëra klandestinë. Nga ky operacion priten të preken dhe emigrantë shqiptarë të cilët jetojnë pa dokumente në Greqi.
Gjatë ditës emigrantët të cilët nuk kanë qenë në gjëndje të vërtetonin se ishin të pajisur me dokumente, janë shoqëruar drejt komisariateve të policisë për tju nënshtuar përpunimit të të dhënave. Kryetari i bashkisë së Athinës nënvizoi presionin nën të cilën ndodhej kryeqyteti grek për shkak të emigrantëve të paligjshëm. Sipas tij gati 300 emigrantë kalojnë cdo ditë kufijtë dhe pjesa më e madhe e tyre qëndrojnë në Athinë, raporton gazeta greke ekathimerini. Rreth 200 forca speciale dhe gati 1100 oficerë janë angazhuar në këtë operacion.
KRITIKAT E BE-SEGreqia akuzohet nga Bashkimi Europian se nuk ka bërë shumë për të ndaluar trafikun illegal të emigrantëve, ndërsa shoqatat ndërkombëtare për të drejtat e njeriut shpesh kanë ngritur zërin në lidhje me keqtrajtimin e emigrantëve.
Cështja e emigrantëve të paligjshëm është bërë edhe më problematike për shkak dhe të krizës ekonomike dhe të borxheve në të cilën ndodhet Greqia, dhe ku vendet e punës dhe fondet janë të pakta.
Madje ajo përballet me kërcënimin për daljen nga zona Shengen pasi akuzohet për një politikë jot ë përshtatshme të ruajtes së kufijve.
Greqia diskuton ngritjen e 30 qendrave për pritjen e klandestinëve brenda vitit të ardhshëm. Plani u paralajmërua javën e kaluar nga ministri për mbrojtjen e qytetarëve Michalis Chrysochoidis. Qendrat priten të ndërtohen në godina të cilat më përpara kanë qenë ushtarake. Vendimi pritet të kalojë në Parlament pa u votuar. Mirëpo ky plan ka hasur në kundërshtimin e banorëve, pasi I shohin si rrezik për jetën e tyre.
Qendrat priten të ndërtohen në Kozanë, ku tashmë kanë hasur në protestën e banorëve atje, në Selanik, Diavata, Florina,.Skydra, si dhe në veri të Greqisë dhe Katsimidi, në veri të Athinës.
(sg/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
Mendoni se arrihet objektivi i qeverisë për pagë mesatare 900 euro?
-
Po
55.4%
-
Jo
37.8%
-
Nuk e di
6.8%
Vota total: 2505
Lajme të tjera
-
Mero Baze: Përse Berishën nuk e ndihmojnë dot këta që po tërheq nga gara
30 Mars, 19:32
-
Teuta, zonja që na pret në 'Opera'! 22 vjet në Teatër: Është shtëpia ime e dytë! Rrëfen sjelljen e artistëve dhe të politikanëve spektatorë: Ja, i preferuari im!
30 Mars, 19:27
-
Skënder Minxhozi: Shihni garën e Tiranës që të kuptoni ‘efektin Berisha’
30 Mars, 19:25
-
Sondazhi në Report Tv/ Gjikondi: Shqiptarët të ‘uritur’ për një lider të ri të opozitës! Burimi: Meta po përfiton në kurriz të Berishës
30 Mars, 19:21
-
Gara për Tiranën/ Bejko: Me Këlliçin kemi qenë brenda një PD-ja, Berisha na ndau
30 Mars, 19:11
-
Berisha falënderoi kandidatin e PD në Krujë për tërheqjen, Bejko: Tregues se fshihet pas këtij vendimi
30 Mars, 19:02
-
Plagosi me armë zjarri 60 vjeçaren, policia identifikon dhe shpall në kërkim autorin e ngjarjes në Lushnjë (EMRI)
30 Mars, 18:55
-
Kuvendi miraton me 70 vota pro ligjin për tatimin mbi të ardhurat
30 Mars, 18:37
-
Evropiani i tenistëve të vegjël mbahet në Shkodër, mbi 60 sportistë të vegjël për 4 ditë në Shqipëri: E donim fitoren, por u kënaqëm me mikpritjen
30 Mars, 18:31
-
Bejko në Report Tv: Bashkëpunëtorët e mi nën terrorin e Berishës! Nëse s’do pranoja kandidaturën, Alibeaj do jepte dorëheqjen
30 Mars, 18:28
-
I plagosën motrën me armë zjarri, flet vëllai i 60 vjeçares në Lushnjë: Ishim në gjyq sot për tokën, na bënë pritë kur po vinim në shtëpi
30 Mars, 18:25
-
Pësoi dëmtimin që i kushtoi sezonin, Armando Broja nis stërvitjet në palestër pas operacionit në gju
30 Mars, 18:10