Athinë, refugjatët në protestë: Hapni 
kufijtë, ne duam një vend të qetë

Athinë, refugjatët në protestë: Hapni <br />kufijtë, ne duam një vend të qetë
Qindra persona të të drejtave njerëzore, studente dhe emigrantë kanë protestuar rrugëve të Athinë duke bërë thirrje që të hapen kufinjtë.

Emigrantët prej kohësh janë të bllokuar në Shtetit Helen me synimin për të kaluar drejt vendeve të Europës. 

Zemërimi i refugjatëve erdhi pak ditë pasi Turqia duhet të zbatojë marreveshjen e cila synon të kthejë mbrapsht të gjithë emigrantët ilegale.

Ne nuk duam asgjë nga qeveria greke. Ata kanë vetë telashe. Ne këkojmë nga bota të hapë kufinjtë për ne. Ne nuk duam para. Ne duam një vend të qetë”, shprehen ata.

Nga ana tjetër në portin e Pireut janë shënuar përleshje ndërmjet refugjatëve sirianë dhe afganë.

Ende nuk dihet se cilat ishin shkaqet e sherrit, ndërsa në incidente janë përfshirë më shumë se 500 refugjatë.

Megjithëse forcat e rendit ndërhynë menjëherë, u deshën tri orë që situata të vihej nën kontroll.

Prej ditësh situata ne kampet e refugjatëve është e tensionuar.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Ishte duke prerë dru bashkë me djalin, plagoset aksidentalisht 59-vjeçari

Ishte duke prerë dru bashkë me djalin, plagoset aksidentalisht 59-vjeçari