Athinës i duhen kapitale me vlerë
deri 14,4 miliardë euro për 4 bankat

Athinës i duhen kapitale me vlerë<br />deri 14,4 miliardë euro për 4 bankat
Banka Qendrore Evropiane (BQE) ka njoftuar sot për një domosdoshmëri fondesh deri në 14,4 miliardë euro për katër bankat kryesore private greke, një shumë më e ulët se shuma e parashikuar nga partnerët e Greqisë për rikapitalizimin e saj.

Banka Qendrore ka ndërmarrë në muajt e fundit një rishikim të zgjeruar të aseteve të bankave si një formë testimi për stabilitetin e tyre. Ky shqyrtim i thelluar vë në pah një nevojë për kapitale me një shumë totale prej 4,4 miliardë euro në skenarin bazë dhe 14,4 miliardë euro për rastin më të keq, e shënuar nga një përkeqësim i mprehtë i kushteve financiare dhe ekonomike në Greqi”, saktësoi BQE-ja në një komunikatë.

Katër grupet janë bankat e interesuara Alpha Bank, Eurobank, NBG dhe Piraeus Bank, kjo e fundit është paraqitur me një bilanc të brishtë, me një mungesë kapitalesh prej gati 5 miliardë euro në rastin e skenarit më të keq dhe 2,2 miliardë në skenarin bazë/atsh

Redaksia online
(S.m/shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?



×

Lajmi i fundit

Agravon debati mes Julit dhe Eglës: Je një pise femër, shko urgjent dhe çlirohu

Agravon debati mes Julit dhe Eglës: Je një pise femër, shko urgjent dhe çlirohu