Athinë, TV Antena 1 krahason
Merkelin me peshkaqen

Athinë, TV Antena 1 krahason<br />Merkelin me peshkaqen
ATHINE- Një stacion televiziv grek Antena 1 e ka krahasuar kancelaren gjermenane Merkel me një peshkaqen, duke i lënë vetë shikuesit të kuptojë kontekstin e e panoramës.

Në emisionin e mëngjesit të kanalit privat televiziv grek është paraqitur fotoja e një peshkaqeni si dhe paralelisht me të lideres gjermane Merkel. Fotoja ka evidentuar karahasimin mes dhëmbëve të një peshkaqeni me ato të znj Merkel.

Kjo pamje është paraqitur për disa minuta në këtë emision, ekzaktësisht sipas fotos së paraqitur, rreth orës 07.20 minuta të orës lokale të Athinës, që përkon me orën 06.20 minuta të Tiranës.

Indicja e këtij krahasimi ka ardhur pasi është paraqitur një peshkatar nga Kreta i cili kishte peshkuar me grep një peshkaqen të rrallë i cili ishte 2 muajsh.
Pasi u intervistua specilisti mbi cilësitë e peshkaqenit u vu theksi tek dhëmbët e vecanta të kësaj specie duke e krahasuar me nota humori me dhëmbët e Merkelit.
(ma.bu/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

“Tre euro më shumë në faturë për çdo pjatë bosh!”, zgjidhja e restorantit malor në Itali zemëron klientët

“Tre euro më shumë në faturë për çdo pjatë bosh!”, zgjidhja e restorantit malor në Itali zemëron klientët