Athina: Ankaraja të ndalojë trafikun e organizuar të imigrantëve

/ATSH-AFP/ - Trafiku i imigrantëve që nisen nga Turqia është një operacion i organizuar që zhvillohet hapur, konfirmoi sot ministri grek i Imigracionit, Iannis Mouzalas duke i kërkuar Turqisë t'i japë fund.
"Në krahun turk, ju mund të shikoni imazhe, që tregojnë që në mes të ditës, fshatarët mblidhen për të parë refugjatët që ngjiten në anije nga trafikantët me destinacion ishujt grekë", theksoi ministri në një konferencë shtypi.
"Asgjë nuk është sekret", konfirmoi ai duke cituar imazhet e stacionit televiziv "Kanal 7? i Cesmes, një lokalitet që ndodhet në brigjet perëndimore turke, përballë ishullit grek të Chios. Turqia duhet të japë prova të vullnetit për të ndalur këtë fluks", nënvizoi ai.
"Greqia ka përjashtuar patrullimet e përbashkëta me Turqinë në kuadër të marrëveshjes dypalëshe për kufizimet territoriale në Egje, por kërkojmë që Frontex të shkojë deri në brigjet turke", theksoi ministri.
Sipas informacioneve të fundit nga Komisariati i Lartë i OKB-së për Refugjatët (HCR), 806 000 imigrantë dhe refugjatë kanë kaluar Mesdheun për të shkuar në Evropë në vitin 2015, ku pjesa më e madhe, 660 700 kanë kaluar nga Greqia, ndërkohë që 3 460 kanë humbur jetën ose rezultojnë të zhdukur.

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Zjarr në ish-uzinën e përpunimit të naftës në Ballsh