Athina: Deklaratat e Ramës për
çështjen Çame të papranueshme

Athina: Deklaratat e Ramës për<br />çështjen Çame të papranueshme
Ministria e Jashtme greke ka reaguar pas deklaratave të një dite më parë nga kryeministrit Edi Rama gjatë Kongresit të PDIU-s, lidhur me çështjen Çame. Diplomacia greke i cilëson të papranueshme qëndrimet të cilat sipas Athinës ngrejnë çështje inekzistente. 

"Shqipëria duhet të kuptojë se kursi i saj evropian varet nga zbatimi strikt i pesë parimeve të BE-së, ndër të cilat është respekti për drejtësinë dhe shtetin e së drejtës. Kjo nënkupton se ajo duhet të respektojë vendimet e gjykatave, sidomos kur bëhet fjalë për krimet e luftës, dhe në vend që ngrejë çështje inekzistente të zbatojë kushtet dhe angazhimet në lidhje me mbrojtjen e të drejtave të minoritetit autokton grek", thuhet në njoftimin e shpërndarë nga Ministria e Jashtme greke. 

Reagimi i Ministrisë së Jashtme greke vjen një ditë para se kryediplomati grek, Nikos Kotzias të vizitojë Tiranën. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Tetori, një muaj i pafat për këto shenja horoskopi

Tetori, një muaj i pafat për këto shenja horoskopi