Athina kërkon zgjatjen e afatit
për aplikimin e planit shtrëngues

Athina kërkon zgjatjen e afatit <br />për aplikimin e planit shtrëngues
ATHINE- Koalicioni i ri qeveritar grek do të kërkojë frenimin e shkurtimeve nga puna dhe zgjatjen në dy vjet të periudhës së aplikimit të planit të rimëkëmbjes ekonomike, vendosur në vend në këmbim të një kredie nga Bashkimi Evropian dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar bëhet e ditur në një dokumenti zyrtar.

Në dokumentin e publikuar nga qeveria greke e koalicionit drejtuar nga konservatori, Antonis Samaras premton se do të rishikonte planin e shpëtimit të Greqisë vendosur nga BE dhe FMN me një zgjatje të periudhës së rregullimit buxhetor për të paktën dy vjet, deri në vitin 2016.

''Qëllimi do të jetë arritja e objektivave buxhetorë pa reduktime shtesë të pagave, pensioneve dhe investimeve publike'', vijon dokumenti duke njoftuar një ngrirje të shkurtimeve nga puna në funksionin publik.
(sg/atsh/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Polici maqedonas që 'vërshoi' tregun e Kosovës me para false

Polici maqedonas që 'vërshoi' tregun e Kosovës me para false