Protestuesit, të cilët kundërshtojnë masat e rrepta të kursimeve, pritet t’i bashkohen marshimit së sotme në afërsi të ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Athinë, e cila ndryshe shënon përvjetorin e shtypjes së përgjakshme të një proteste studentësh më 1973.
Ky përvjetor, tradicionalisht shërben si skenë për protesta anti-qeveritare, të cilat në shumë raste marrin edhe përmasa të dhunshme, njofton agjencia e lajmeve AP.
Greqia është përfshirë në dy vitet e fundit nga protesta të shumta anti-qeveritare, për shkak të krizës buxhetore në të cilën është futur vendi dhe për shkak të masave të rrepta të kursimit, të miratuara tashmë nga autoritetet greke.
(europaelire/shqiptarja.com)