Athina në flakë, “ikin” deputetët
e votës kundër reformave

ATHINË - Me votën pro paketës së re të reformave, parlamenti grek arriti të shpëtojë falimentimin e vendit, por me kosto jo të vogël për dy partitë më të mëdha në vend, PASOK dhe Demokracia e Re. 42 deputetë u përjashtuan nga grupimet e tyre politike për shkak të votës kundër ndaj programit të ri ekonomik të propozuar nga qeveria Papademos.
Pas një seance maratonë dhe debateve të ashpra, parlamenti miratoi me 199 vota pro masat e reja antikrizë, duke i hapur rrugë marrjes së një kredie të re nga partnerët ndërkombëtarë. Tkurrja e dy grupeve më të mëdha parlamentare në vend pritet të sjellë ndryshime në skenën politike të vendit, pasi numri i deputetëve të pavarur ka shkuar gjithsej në 63. PASOK numëron tashmë 131 deputetë nga 160 që kishte në fillim të legjislaturës, ndërsa Demokracia e Re ka aktualisht 63 deputetë nga 91, që kishte në fillim.


ATHINA NË FLAKË
Ndërsa në parlament votohej, qendra e Athinës u kthye në një shesh beteje të përfshirë nga flakët. Pas dhunës që u shënua jashtë parlamentit në fillim të protestës, episodet u shtrinë në rrugët rreth sheshit Sintagma. Persona të maskuar vunë rreth 40 zjarre, nga të cilat u dogjën plotësisht dhjetëra dyqane, banka, kinema dhe ndërtesa historike të Athinës.

(aq/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Efektivi bie nga lartësia e pallatit në Tiranë, dërgohet te Trauma! Nuk dihen shkaqet

Efektivi bie nga lartësia e pallatit në Tiranë, dërgohet te Trauma! Nuk dihen shkaqet