Athina në kërkim të Ilir Kupës
Ministri: S'jemi të qetë pa e kapu

Athina në kërkim të Ilir Kupës<br />Ministri: S'jemi të qetë pa e kapu
ATHINE- Policia ka ngushtuar ndjeshëm rrethimin për kapjen e Ilir Kupës, dorës së djathtë të Marian Kolës, i cili u ekzekutua të dielën në mëngjes herët nga forca komandos të policisë greke.

 Ilir Kupa duket se ka shfrytëzuar mjegullën dhe errësirën dhe është larguar nga vendi i përleshjes, ndërkohë që policia ka intensifikuar operacionin për kapjen e tij.

Rreth 600 metra nga vendi i përleshjes policia ka gjetur çantën e shpinës së Kupës, në të cilën kryesisht kishte ushqime.

Gjithashtu policët kanë gjetur edhe jelekun antiplumb të të arratisurit shqiptar nga burgu i Trikallës, ndërkohë që ende nuk vërtetohet fakti se ai është i plagosur.

Sipas oficerëve të policisë rezulton se ai është fshehur në një zonë të thyer malore dhe me pyjëzim të dendur, gjë që e bën pothuajse të pamundur diktimin e tij.

Policia ka ngritur post blloqe dhe patrullon e kontrollon edhe “mizën” në rrugët e monopatet që të çojnë drejt kufirit greko- shqiptar.

Nga ana tjetër sot kanë dalë në disa blogje disa fotografi me një kufomë, e cila supozohet se është e Marian Kolës. Policia mohon faktin se fotografitë janë nga vendi i përleshjes, po le pa prononcim mundësinë e fotografimit nga ndonjë polic të kufomës me celular dhe dhënien e fotove mediave internetike.

Ministri i Rendit të Greqisë, Nikos Dendias, sot ka deklaruar se është i kënaqur për zhvillimin e operacionit. Ai ka përgëzuar policët për eleminimin e kriminelit të”rrezikshëm shqiptar, Marian Kola dhe ka deklaruar se plicia  greke as nuk do të qetësohet, e as nuk do të bjerë ë letargji nga vrasja e Kolës. Nuk ka vend për vetëkënaqësi. Ne nuk do të jemi të qetë derisa t’i arrestojmë të gjithë shqiptarët e arratisur nga burgu i Trikalas,” ka deklaruar ministri grek.

Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali me mbetjet toksike, sipas jush e kujt është përgjegjësia?



×

Lajmi i fundit

Këto janë katër shenjat më pa fat të Shtatorit!

Këto janë katër shenjat më pa fat të Shtatorit!