Athine, 2 ministra kundër
Papandreut: Jo referendumit
Dy nga figurat kyçe të qeverisë greke, ministri i Financave Evangjelos Venizelos dhe ai i Zhvillimit, Mihalis Hrisohoidhis kundërshtojnë kryeministrin. Papandreu: Referendumi ndoshta mbahet më 4 dhjetor. Merkel: Euroja më e rëndësishme se Greqia.
KANE- Dy nga figurat kyçe të qeverisë greke, ministri i Financave Evangjelos Venizelos dhe ai i Zhvillimit, Mihalis Hrisohoidhis kundërshtuan sot idenë e kryeministrit grek, Jorgos Papandreu për zhvillimin e një referendumi për mbështetjen ose jo të eurozonës. Ndërkohë që samiti i Kanës i dha mbrëmë Greqisë ultimatumin se nëse do të zhvillohet një referendum, thelbi i tij duhet të jetë qëndrimi apo jo në Euro, dhe deri atëherë ndihma financiare për Athinën do të ”ngrijë”
MINISTRAT KUNDER PAPANDREUT "Hyrja e Greqisë në zonën euro është një arritje historike e popullit grek dhe kjo nuk mund të diskutohet. Kjo nuk varet nga zhvillimi ose jo i një referendumi", deklaroi Venizelos sot në mëngjes, pas takimit në Kanë të Papandreut me BE-në dhe FMN-së për samitin e G20-s.
"Të gjithë duhet të marrin përgjegjësitë që u takojnë pasi vendi po kalon orë vendimtare'', deklaroi nga ana e tij Hrisohoidhis.
Një tjetër ministër i qeverisë greke, ai i Zhvillimit Rural dhe Ushqimit, Kostas Skandalidhis kërkoi një takim urgjent të grupit parlamentar socialist. ''Rruga evropiane e vendit nuk është e negociueshme'', deklaroi Skandalidhis
KANE, MERKEL: EURO ME E RENDESISHME SE GREQIASamiti i Kanës, në Francë i dha mbrëmë Greqisë ultimatumin se nëse do të zhvillohet një referendum, thelbi i tij duhet të jetë qëndrimi apo jo në Euro, dhe deri atëherë ndihma financiare për Athinën do të ”ngrijë”
Liderët e Francës dhe të Gjermanisë thonë se Greqia nuk do të ketë ndihmë financiare evropiane, derisa ky vend të mos vendosë për të ardhmen e vet brenda eurozonës. Komentet janë bërë nga presidenti francez, Nikollas Sarkozi, dhe kancelarja gjermane, Angela Merkel, pas takimit me kryeministrin e Greqisë, George Papandreu. Vendimi i tij për mbajtjen e referendumit për marrëveshjen për kredi, i ka zemëruar liderët evropianë. Kancelarja Merkel tha se stabilizimi i euros është shumë më i rëndësishëm se sa shpëtimi i Greqisë.Presidenti Sarkozi tha se referendumi duhet ta shtroj pyetjen nëse Greqia mbetet në eurozonë ose largohet nga ajo.
REFERENDUMI NDOSHTA ME 4 DHJETORNga ana e tij Kryeministri Papandreu tha se 4 dhjetori mund të jetë datë e mundshme për zhvillimin e refrendumit, ndërsa shprehu bindjen se “populli grek është i mencur dhe i pjekur mjaftueshëm për të marrë vendimet e duhura”.
Sondazhi i ditës:
27 Nëntor, 11:43
Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?
-
Të drejtë
24.2%
-
Të gabuar
68.1%
-
Nuk e di
7.8%
Vota total: 3527
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
112-vjetori i Pavarësisë/ Urime nga Kosova, Kurti: Ky 28 Nëntor na gjen me projektin e Memorialit të Adem Jasharit
28 Nëntor, 08:40
-
VIDEOLAJM/ Vlora bëhet gati për ceremoninë e ngritjes së flamurit
28 Nëntor, 08:36
-
Sylvinho e ka ‘harruar’, trondit Cristian Shpendi: Jam me Shqipërinë, por e pres Italinë
28 Nëntor, 08:27
-
Shtetet e Bashkuara i kërkojnë Ukrainës të rrisë mobilizimin ushtarak për të luftuar Rusinë
28 Nëntor, 08:16
-
Lufta/ Izraeli bashkëpunim me SHBA për të parandaluar Iranin nga destabilizimi i rajonit
28 Nëntor, 08:07
-
Lufta/ Rusia kryen sulm masiv ndaj infrastrukturës energjetike të Ukrainës
28 Nëntor, 08:03
-
28 Nëntor/ Shqipëria feston sot 112-vjetorin e shpalljes së pavarësisë
28 Nëntor, 07:53
-
Gëzuar 28 Nëntorin! Në Vlorë ceremonia e ngritjes së Flamurit, Tirana pret paradën e shqiptarëve
28 Nëntor, 07:51
-
Mos harroni çadrat! Reshje shiu dhe temperatura deri në 14 gradë
28 Nëntor, 07:23
-
Tirana mikpret sot Paradën e Shqiptarëve, rrugët ku do të ketë ndalim qarkullimi e ku devijim i mjeteve
28 Nëntor, 07:10
-
Përpiquni të mos e neglizhoni jetën tuaj shoqërore, edhe nëse puna ju pushton...çfarë kanë rezervuar yjet për sot
28 Nëntor, 07:04
-
Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë
27 Nëntor, 23:04