Ambasada e SHBA-së në Athinë është sulmuar në 03:30 të mëngjesit nga pjesëtarë të grupimit anarkist “Rouvikonas”. Mediat greke raportojnë se drejt saj disa persona të këtij grupimi kanë hedhur nga motorat e tyre shishe e tollumbace të mbushura me bojë të kuqe.
Policia ka ndaluar për këtë sulm vandal tetë persona të këtij grupi anarkist, që e ka marrë vet përgjegjësinë e sulmit përmes një postimi në internet. Anarkistët kanë shpjeguar se sulmi ka ardhur si një reagim ndaj politikës së SHBA-së në Siri, si dhe ndaj marrëveshjes së Greqisë me Maqedoninë për të ndryshuar emrin e kësaj të fundit në këmbim të anëtarësimit në NATO.
“Rouvikonas” ka kryer sulme të ngjashme edhe në të kaluarën kundër ambasadave, organizatave shtetërore greke dhe zyrave të partive politike.

Komente

