ATHINE - Një bombë me sahat e cila ishte vendosur në një nga makinat e parkuara në kryqëzimin e një lagjeje në Athinë ka shpërthyer në orën në 4.40 në mëngjesin e të premtes. Policia tha se lënda plasëse ishte vendosur te makina e Maria Stefi, e cila kishte parkuar automjetin e saj pranë shtëpisë në periferinë e populluar të Dafnit.
Stefi është drejtoresha e sigurisë së lartë në burgun Korydallos, ku vuajnë dënimin kriminelët më të rrezikshëm. Lajmi për vendosjen e bombës ishte njoftuar në tv në orën 4:15 ku ishte dhënë një afat kohor prej 20 minutash Policia rrethoi zonën dhe në orën 4:40 bomba ka shpërthyer.
Shpërthimi shkatërroi automjetin, i cili u përfshi në flakë dhe shkaktoi dëme të konsiderueshme në ndërtesat pranë. Një zyrtar i policisë i cili ka folur në anonimitet tha se dyshohet për një akt terrorizmi.
Deri tani ansjëri nuk ka marrë përgjegjësinë e shpërthimit. Kohët e fundit sulmet me bomba artizanale nga grupe militante janë shtuar ndaj disa figurave politike dhe gazetarëve.
Redaksia Online
(l.c/b.y/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com