Athinë, dhunë gjatë përkujtimit 
të protestave studentore/FOTO

Athinë, dhunë gjatë përkujtimit <br />të protestave studentore/FOTO
Athina është pushtuar pasditen e kësaj të enjte nga dhuna mes anarkistëve dhe policisë, gjatë protestave në përkujtim të 43-vjetorit të protestave studentore.
 
Një grup anarkistësh nisën të ngrenë barrikada në rrugët pranë Politeknikumit të Athinës e në vazhdim gurë dhe bomba molotov kundër forcave të shumta të policisë që ndodhen në zonë.
 
Policia ndërhyri duke bërë përdorim të gjerë të gazit lotsjellës dhe granatave shpërthyese.
 
Përleshjet vazhdojnë në rrugët Patision, Sturnari dhe Bubulinas.
 
Bombat molotov dëmtuan disa vitrina dyqanesh dhe automjete.
 
Disa banorë të zonës janë dërguar në spital me probleme në rrugët e frymëmarrjes. Policia njoftoi se vazhdon të shoqërojë të dyshuar në rajonet e policisë.
 
Prokuroria e Athinës njoftoi se ka urdhëruar largimin me çdo kosto të anarkistëve nga godina e Politeknikumit.

athine
athine
athine
(Protestat sot në Athinë)

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Paris 2024/ SHBA fiton medaljen e artë, thyejnë rekordin botëror

Paris 2024/ SHBA fiton medaljen e artë, thyejnë rekordin botëror