ATHINË – Greqia dënon atentatin terrorist kundër ambasadës së Izraelit


ATHINË, 12 dhjetor /ATSH-AFP/ - Qeveria greke dënoi atentatin terrorist me kalashnikov të kryer sot në mëngjes kundër ambasadës së Izraelit në Athinë në një lagje në veri të kryeqytetit, që nuk ka shkaktuar viktima.
"Çdo goditje terroriste cënon demokracinë dhe vendin", theksoi zëdhënësja e qeverisë, Sophia Voultepsi, cituar në një komunikatë zyrtare.
Ajo nënvizoi se qeveria po lufton me forcë kundër akteve terroriste për të mbrojtur demokracinë.
Të shtëna me armë zjarri ndodhën sot kundër ambasadës së Izraelit në Athinë, pa shkaktuar viktima, njoftoi policia lokale.
Zjarri u hap me një armë tip Kalashnikov nga dy persona që ndodheshin në një motor, të cilët kaluan para ambasadës që ndodhet në një rrugë shumë të frekuentuar.
Dy persona të tjerë në një motoçikletë tjetër dyshohen për pjesëmarrje në sulm.
Incidenti ndodhi dy ditë pas vdekjes së një zyrtari palestinez gjatë një përplasjeje me ushtarët izraelitë në Cisjordani.
Manifestime të shumta janë zhvilluar në Greqi kundër politikës së Izraelit në Cisjordani dhe në Rripin e Gazës./
/ec/

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Ishulli i gjarpërinjve...!