ATHINË, 14 shkurt /ATSH-ANA-MPA/ - Mbështetjen e qeverisë greke në ndërtimin e gazsjellësve TAP dhe IGB (Greqi-Bullgari) ka shprehur ministri grek i Rindërtimit Produktiv, Mjedisit dhe Energjisë, Panajotis Lafazanis, gjatë vizitës së tij në Azerbajxhan, ndërsa në një sërë kontaktesh shtroi çështjen e përfitimeve kompensuese nga gazsjellësi TAP, ndaj të cilave përfaqësuesi i kompanisë BP (që është aksioneri kryesor i projektit TAP), u shpreh i hapur për diskutim.
Lafazanis, që mori pjesë në punimet e këshillit konsultativ për korridorin jugor të gazit natyror në Baku, theksoi mbështetjen e plotë të qeverisë greke ndaj gazsjellësit dhe gatishmërinë e saj që të punojë për realizimin sa më shpejt të projektit./ a.jor.








