ATHINE- “Nuk ekziston çështja çame”, kjo është deklarata zyrtare e Ministrisë së Jashtme greke përcjellë sot nëpërmjet zëdhënësit të saj, Gregori Delavekuras.
“Kushdo mendon se ka ndonjë një problem mund t’i adresohet drejtësisë greke", është përgjigjja e kësaj ministrie. Madje sipas kësaj Ministrie Avramoupolos ia ka bërë të qartë edhe autoriteteve shqiptare.
“Z. Avramopulos e bëri të qartë që nga fillimi i bisedimeve se në Greqi nuk eksiztojnë çështje të tilla – çështje e territoreve etnike - dhe në qoftëse dikush e konsideron atë një problem mund të adresohet tek gjykata greke“, ka thënë Delavekuras.
Ky është reagimi i dytë i fortë nga Athina zyrtare pas deklaratës së ministrit të Jashtëm të Greqisë Dimitris Avramopoulos, i cili tha se qëndrimet e Berishës për Shqipërinë e madhe ishin të papranueshme.
Në një intervistë për gazetën e përditshme të Athinës "Parpolitika", kryediplomati grek deklaroi se qëndrimet e Berishës ishin të papranueshme. "Vendosa të anulojë vizitën pasi së pari kërkova të tërhiqeshin këto deklarata, ç'ka eventualisht u bë por me vonesë", deklaroi Avramopoulos, duke komentuar anulimin e vizitës së tij. Sipas tij, këto qëndrime e çojnë rajonin pas në të shkuarën jo të mirë.
"Ne duam marrëdhënie miqësore. Marrëdhënie të një fqinjësie të mirë. Ne do të vazhdojmë të ndërmarrim iniciativa në këtë drejtim. Por sa i takon çështjes së dinjitetit kombëtar dhe integritetit, ne kemi vijat e forta të kuqe", thotë Avramopoulos. Tirana, shton ai, e ka marrë këtë mesazh mjaft të qartë. "Është shumë domethënëse që Komisioni Evropian ka lëshuar gjithashtu një paralajmërim për Shqipërinë", pati deklaruar Avramopoulos.
Shkrimi origjinal
Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Shkrimi origjinalRedaksia online
(sg/shqiptarja.com)