GREQI- Deklarata e shefes së FMN, Kristinë Lagarde se “grekët po i shmangen pagesës së taksave” ka ngjallur reagime të shumta dhe kritika nga ana e lidervë politikë në Greqi. Udhëheqësi socialist, Venizelos, deklaroi se shefja e FMN, Lagard “ka fyer popullin grek”. Ndërkaq lideri i krahut të majtë Aleksis Tsipras e konsideron të pavërtetë deklaratën e shefes së FMN. “Ndonëse janë ta papërballueshme, punëtorët grekë paguajnë taksat” -tha Tsipras.

Shefja e FMN, Lagarde deklaroi në intervistën që dha të shtunën për gazetën britanike “The Guardian” se “kultura e shmangies së taksave në Greqi është faktori kryesor i vështirësive financiare të vendit”.

Lagardë ndërsa bëri thirrje për qytëtarët grekë të pagujnë dhe mos të përpiqen tu shmangen taksave, u shpreh se është më shumë e shqetësuar për gjendjen e fëmijëve në Afrikë, se për grekët që po shmangen nga detyrimet.

Ekonomia greke po mbahet nga kreditë që i ofrojnë Bashkimi Evropian dhe Forndi Monetar Ndërkombëtar, dhe kjo ka sjellë si detyrim zbatimin e një sërë masash të ashpra kursimi. Ndërkohë që pas zgjedhjeve të 6 majit, gjithnjë e më shumë po flitet për dalje të Greqisë nga Eurozona, një ide kjo që herë përforcohet e herë përgënjështrohet.
(jd/sg/shqiptarja.com)