Më pas ai ka takuar edhe zëvendëskryeministrin dhe ministrin e Jashtëm, Evangelos Venizelos, i njohu për qëndrimet e tij pozitive ndaj Shqipërisë. Gjatë takimit u ra dakord për një fillim të ri më dinamik mes dy vendeve pas nisjes nga puna të qeverisë Rama.
(Foto nga takimi i kryeministrit të zgjedhur Edi Rama me kryeministrin grek Antonis Samaras)
Nga ana tjetër, mësohet se javën e parë të nëntorit, kohë kur qeveria e re shqiptare e drejtuar nga Rama ka ardhur në pushtet, në Tiranë do të vijë Presidenti grek Papulias i shoqëruar nga Zv.kryeministri dhe ministri i Jashtëm i Greqisë, Venizellos, ç’ka do të thotë se tashmë ndërmjet dy qeverive po vendosen piketa bashkëpunimi.
Rama udhëton drejt Athinës kur sapo ëhstë kthyer nga Ankaraja, ku pati një takim shpresëdhënës me qeverinë turke dhe kryeministrin Erdogan.
Pasi ka njoftuar emrat e qeverisë së re, kryeministri i ardhshëm duket se I ëhstë përkushtuar tashmë fuqimisht, politikës së jashtme, lidhjeve ndërkombëtare dhe po e parapërgatit situatën para uljes së tij në karrigen kryeministrore.
Redaksia online
(ar.sh/mag/shqiptarja.com)