/ATSH-ANA-MPA/ - Lëkundjet e fuqishme të tërmetit në Nepal do të shkaktojnë një domino sizmike, mirëpo për shkak të distancës së madhe, nuk do të influencojë në territorin grek, sipas sizmologut të njohur grek, Eftimios Lekkas.
Sipas tij, tërmeti me magnitudë 7,9 Rihter që tronditi të shtunën vendin aziatik, do të aktivizojë menjëherë çarjen e Bangladeshit dhe në plan afatmesëm dominoja që do të shkaktojë do të godasë zonën e gjerë nga Afganistani deri në Filipine, me lëkundje nga 7,5-8,0 ballë Rihter, në një afat kohor nga disa muaj, deri dhe në vitet e ardhshme.
I pyetur nëse tërmeti i Nepalit ishte i pritshëm nga komuniteti i shkencëtarëve, Lekkas u përgjigj pozitivisht, pasi siç tha, për shumë vite kishte një boshllëk sizmik në zinxhirin e çarjeve të Himalajës.
Hera e fundit që tërmeti kishte goditur atë zonë ishte para 80 vjetësh, me të njëjtën magnitudë (7,9 Rihter) dhe një bilanc tragjik prej më shumë se 10 000 të vdekur./
/Shqiptarja.com