ATHINË, 21 qershor /ATSH-ANA-MPA/ - Si shans shumë të mirë për promovimin e marrëdhënieve strategjike Greqi-Kinë, e cilësoi nënkryetari i qeverisë dhe ministri i Jashtëm grek, Evangjelos Venizelos vizitën e kryeministrit kinez Li Keqjang, gjatë takimit me ministrin e Jashtëm të Kinës, Wang Yi. Duke i uruar mirëseardhjen homologut të tij kinez, Venizelos theksoi se marrëdhëniet ekonomike mes Greqisë dhe Kinës kanë perspektiva kolosale dhe nënvizoi se "Greqia mund të jetë porta hyrëse e Kinës në Bashkimin Evropian dhe tregun evropian". Nga ana e tij, ministri i Jashtëm kinez nënvizoi se "ne e konsiderojmë Greqinë si partnerin dhe mikun më të besueshëm në BE" dhe shtoi se "vizita e kryeministrit tonë në Greqi do të ketë një rol përcaktues në bashkëpunimin tonë të ardhshëm". Wang Yi tha se "ne pajtohemi absolutisht me tezën e kryeministrit grek Samaras se Greqia mund të bëhet porta hyrëse e produkteve kineze në Evropë dhe njëkohësisht Greqia të bëhet ura lidhëse mes dy qytetërimeve"./ a.jor.











