Gazeta italiane “Quotidiano Nazionale”, çelej këtë të mërkurë me lajmin se Ati i Shenjtë Papa Françesku është prekur nga një tumor i parrezikshëm në tru. Sipas saj, kreu i Vatikanit kishte kryer pak muaj më parë një fluturim sekret me helikopter drejt një klinike në Piza, për t’u vizituar nga një mjek i njohur japonez i quajtur Takanori Fukushima .

Sipas gazetës italiane, bëhej fjalë për një “pikë të zezë në tru”, një lloj tumori i kurueshëm, që sipas mjekut japonez nuk kërkonte asnjë ndërhyrje kirugjikale.

papa

Një lajm i tillë është mohuar kategorikisht nga Vatikani.

“Papa po i zhvillon aktivitetet e tij me intensitetin e zakonshëm dhe të lartë. Të përhapësh lajme të pabaza është një papërgjegjshmëri tepër e rëndë dhe nuk meriton aspak vëmendje”, tha zëdhënësi i Vatikanit, At Federico Lombardi, përmes një deklarate.


Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)