Papa Françesku zhvilloi nje vizitë të heshtur në kampin e përqëndrimit të Aushvic ku gjatë viteve 1940-1945 kanë humbur jetën rreth 1.1 milionë njerëz, pjesa me e madhe e të cilëve ishin hebrenj.
Ai ka preferuar të lutet në heshtje për 15 minuta dhe të ecë pa dhënë asnjë deklarate. “Zoti faltë kaq shumëmizori, Zati pastë meshirë për popullin e tij ” ishin të vetmet fjalë që Ati i Shenjtë shkroi në librin e vizitorëve. Papa vensdosi një qiri të bardhë në Murin e Vdekjes ku janë ekzekutuar shumë të burgosur si dhe vizitoi vendin ku ka qëndruar Shën Kolbe një prift polak i cili gjatë luftes sakrifikoi jetën e tij për një tjetër person.
Ati i Shenjtë i cili është papa i tretë qe viziton ketë kamp do të takohet edhe me disa nga të mbijetuarit e Holokaustit. Papa vendosoi ta përshkojë në këmbë kampin duke kaluar Portën ku shkruhet edhe thënia e famshme “Puna të bën të lirë.” Kreu i Vatikani ka shkuar në Poloni për të kremtuar Ditën Botërore të Rinisë për t’i dhënë fund udhëtimit në datë 31 korrik.
/Shqiptarja.com

Papa Françesku në Aushvic