Ylli paraolimpik nga Afrika e Jugut, Oscar Pistorius pritet të paraqitet në gjykatë të hënën për tu përballur me akuzën për vrasjen e të dashurës së tij. Një gjykatë në Preoria pritet që formalisht ta akuzojë Pistorius për vrasje me paramendim dhe të vendoset edhe për datën e fillimit të gjykimit.
Pistorius e ka pranuar se ka shtënë katër herë përmes derës së banjos në shtëpinë e tij në Pretoria, në muajin shkurt duke e goditur të dashurën e tij, Reeva Steenkamp.
Ai e ka hedhur poshtë akuzën se ka kryer vrasje, duke thënë se ka menduar gabimisht që Steenkamp ka qenë një hajdut i rrezikshëm.
Pistorius, atleti të cilit i janë amputuar të dy këmbët i njohur edhe si “Blade Runner” për shkak të protezave që i mbanë veshur gjatë garave, ka qenë një prej atletëve më të njohur gjatë Lojrave Para-Olimpike të Londrës, vitin e kaluar.
Arrestimi i tij dhe akuza e mëvonshme për vrasje para disa muajsh ka shokuar miliona në tërë botën.
Marrë nga Radio Evropa e Lirë
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com