Atletiko nxjerr Realin e Madridit
nga gara për titullin kampion

Atletiko nxjerr Realin e Madridit<br />nga gara për titullin kampion
Zi e më zi për Realin e Madridit që humbet përballë Atletikos së Madridit derbin e qytetit me rezultatin minimal 0-1.
 
Zidane pëson kështu humbjen e parë në krye të spanjollëve, ndërsa Reali nuk arrin të fitojë pas 6 ndeshjes me Atletikon që nga koha që e drejtonte Murinjo, pasi as Anceloti, Benitez dhe tashmë legjenda franceze nuk arrijnë që të mposhtin ekipin e argjentinasit Simenone.
 
Golin e fitores për Atletikon e shënoi francezi Antonio Griezman në të 53’, tentativat t vendasve rrezatuan të dështuara, pasi deri në fund nuk arritën që të barazonin rezultatin.
 
Pas kësaj fitoreje, Atletiko i ofrohet Barcelonës në 5 pikë, ndërsa Reali mbetet me 9 pikë pas. Në rast të fitores së Barcelonës ndaj Sevillas, diferenca me Realin do të shkonte në 12 pikë.




d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Tiranë/ Gjendet kanabis në një magazinë në zonën e Selitës, disa persona të arrestuar

Tiranë/ Gjendet kanabis në një magazinë në zonën e Selitës, disa persona të arrestuar