Atletiko e Madridit hodhi hapin e parë drejt finales së Milanos pasi mundi 1-0 Bayern-in e Mynihut, në ndeshjen e parë gjysëmfinale mes tyre në Champions League.
Në ndeshjen e luajtur në “Vincente Calderon” ekipi i Simeones triumfoi 1-0 falë një goli të Saul në minutën e 11-të që pasi kaloi gjithë mbrojtjen e gjermanëve mposhti Neuer me një goditje të bukur në hyrje të zonës.
Atletico arriti të ruajë rezultatin deri në fund të ndeshjes, pavarësisht se Bayern në krahun tjetër u përpoq jo pak, sidomos në pjesën e dytë për të arritur te goli i barazimit.
Madje Alaba me një goditje fantastike në minutën e 55-të goditi dhe traversën ndërsa dhe Vidal provoi gjithashtu nga distanca në 74’, por gjeti gati Oblak.
Rezultati mund të kishte qenë dhe më i thellë në favor të Atletico nëse Torres nuk do të kishte goditur shtyllën në 75-tën, pasi kishte dribluar me mjaft mjeshtëri dhe Alaba.
Pavarësisht se në fund Bayerni mbajti topin 70 përqind kundrejt 30 të Atletico, madrilenët arritën të fitonin duke u nisur të favorizuar për ndeshjen e kthimit në “Allianz Arena” falë dhe faktit që nuk kanë pësuar gol në shtëpi.
Pas një jave, Atletiko dhe Bayern do të masin sërish forcat për një vend në finalen e Milanos.
Spanjollët do të tentojnë të mbrojnë rezultatin e fiksuar në "Vincente Kalderon", ndërsa bavarezët kanë synim përmbysjen.
Redaksia Online
Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com