Atmosferë festive, Dita e Verës kremtohet në Korçë! Qytetari: Na pëlqen ta festojmë çdo vit, zjarrin e kemi për mbarësi

Qytetarët korçarë pritën të parët Ditën e Verës. Në lagje dhe rrugicat e qytetit, fëmijët e të rriturit u grumbulluan rreth zjarreve mbrëmjen e së martës duke uruar njëri-tjetrin për një verë sa më të mbarë.

Karakteristikë e ritualit pagan që simbolizon largimin e dimrit dhe ardhjen e stinës së pranverës është edhe kapërcimi i zjarrit nga fëmijët.

“Unë jam shumë i gëzuar për të parë këtë festë shumë të bukur. Jam shumë i gëzuar që janm i krishterë dhe po shikoj tërë këto zjarre kaq të bukura”, shprehet një fëmijë.

Amvisat korçare në vigjilje të kësaj dite lyejnë vezët e kuqe që simbolizojnë bujarinë dhe mbarësinë që sjell pranvera.

“Është një festë pagane që na pëlqen ne korçarëve ta festojmë çdo vit. Ikën dimri e vjen Pranvera.  Zjarrin e kemi për mbarësi. Këtu janë fëmijët të gjithë edhe myslimanë edhe të krishterë. Qoftë një vit i mbarë dhe i begatë për të gjithë”, thotë një qytetar.

Tradita e ndezjes së zjarreve pason me mëngjesin e 1 Marsit, i cili çdo vit bashkon cdo familje rreth tryezës festive me gatime tradicionale.

/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Operacioni i SPAK me 19 urdhër arreste, masë sigurie për Suel Çelën dhe vëllanë e tij

Operacioni i SPAK me 19 urdhër arreste, masë sigurie për Suel Çelën dhe vëllanë e tij