Për herë të parë në qytetin e Durrësit u zhvillua panairi “Verë dhe traditë”, i cili gjithashtu u shoqerua dhe me një koncert me muzikë popullore dhe bashkëkohore.
Panairi mblodhi në qendër të sheshit “Liria” 15 prodhues të verës e rakisë, por dhe mjaltit, reçelit e produkteteve të tjera tradicionale.
Disa nga prodhuesit e verërave dhe pijeve tradicionale alkoolike treguan për mikrofonin e Report Tv, veçoritë e pijeve të ekspozuara në këtë panair.
![](https://shqiptarja.com/template/img/NO_ALFA_Kuadrate%20shqiptarja.png)
Qytetarët si rrallë herë e mbushën sheshin në qendër të qytetit duke iu gëzuar atmosferës festive të ditëve të fundvitit. Panairi do të qëndrojë hapur dhe të shtunën, shoqëruar dhe me program artistik.
Komente
![](https://shqiptarja.com/template/img/antipiracynote.jpg)
![](https://www.shqiptarja.com/template/img/sh_logo1.png)