Aty ku Arti dhe
Mikpritja bëhen Traditë…

Aty ku Arti dhe<br />Mikpritja bëhen Traditë…
Tash vite me radhë në Koloninë e Artit në Velipojë vazhdon tradita e mirë e „verimit artistik“, (pushim aktiv ku prodhohet art), të shumë artistëve nga të gjitha trevat shqiptare. Mikpritja e mjeshtrit e patriotit shkodran, skulptorit Skender Kraja dhe familjes se tij, i krijon një ambient të kandshëm e shumë pozitiv krijuesve të ndryshëm, artistëve që vizitojnë Koloninë. Për të gjithë banorët e Velipojës e qytetarët e ndryshëm në kalim, është intriguese pamja e përditëshme e Kolonisë, ku nën „tarracen“ karakteristike të punuar në dru të vendosur mbi kolona drurit, punojnë në telajot e tyne apo edhe në gdhënje drurit, krijuesit artistë.

Për cdo vit, gjatë pushimeve të mia verore, interesi për të bukurën dhe për kontaktet me artistët, më tërheq edhe mua drejt Kolonisë. Edhe këtë vit, paraditen e 14 korrikut isha mik te mjeshtri Skender Kraja.... A don miq Profesor Skenderi?- thirra instinktivisht nga mbrapa rrethimit prej druni dhe një “gardhi si derë”. Prof. Skenderi, i cili është mësue me këto thirrje të përditëshme nga shumë amatore e dashamirës të artit që i vijnë shpesh për “kafe”, asht i gjindëshëm menjiherë.

ahmet ibrahimi

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Iran, zhduket presidenti Efraim Raisi, Gjysmëhëna e Kuqe ka dërguar 40 ekipe për kërkimet

Iran, zhduket presidenti Efraim Raisi, Gjysmëhëna e Kuqe ka dërguar 40 ekipe për kërkimet