Sulmuesi Pierre-Emerick Aubameyang duket se ka vendosur të qëndrojë gjatë te nënkampionët e Gjermanisë, Borussia Dortmund.
Mediat gjermane shkruajnë se kryegolashënuesi i Bundesligës ka blerë një vilë për disa milionë euro në qytetin e Dortmundit, duke dhënë kështu sinjale se nuk ka ndërmend të largohet nga verdhezinjtë.
Te shtëpia e re, Aubameyang do të jetë fqinj me mesfushorin Marco Reus. Ndërkohë, një tjetër tregues se Auba do të jetë në Bundesliga edhe sezonin e ardhshëm është edhe fakti se ai ka regjistruar djalin e tij 6-vjeçar në një shkollë në Dortmund.
Auba kryeson listën e golashënuesve të Bundesligës i vetëm me 23 gola në 25 ndeshje.

(Vila e Aubameyang në Dortmund)
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com