VIDEO/ Audi luksoz del nga rruga në aksin 'Korçë-Pogradec' dhe 'shkul' nga vendi shtyllën elektrike, plagosen tre pasagjerë

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor “Korçë-Pogradec”, pranë kryqëzimit të fshatit Libonik, Maliq. Rreth orës 16:05, drejtuesi i një automjeti tip “Audi” ka humbur kontrollin e makinës dhe për pasojë ka dalë nga rruga. Siç shihet nga pamjet e Report Tv, Audi luksoz ka rrëzuar edhe shtyllën e energjisë elektrike.

"Më datë 13.09.2023, rreth orës 16:05, në aksin rrugor "Korçë-Pogradec", pranë kryqëzimit të fshatit Libonik, Maliq, shtetasi R. L., duke drejtuar automjetin tip "Audi", dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe automjeti ka dalë nga rruga.  Për pasojë janë dëmtuar shtetasit I. V., 46 vjeç, E. Xh., 23 vjeç dhe O. V., 17 vjeç, banues në Pogradec, pasagjerë në këtë automjet, të cilët u dërguan për mjekim në spitalin e Korçës. Me shtetasin R. L., po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale", njofton policia.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

B.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?