Audio-skandali, KLD shkarkon
kreun e Gjykatës së Gjirokastrës
Gjyqtari-qytetares:Bëhu imja që të fitosh gjyqin
Këshilli i Lartë i Drejtësisë ka shkarkuar me 14 vota pro dhe asnjë kundër kreun e Gjykatës së Gjirokastrës, Guximtar Boçi. Vendimi për shkarkimin e tij erdhi pas publikimit të një audio-regjistrimi mbrëmjen e shkuar ku ai i kërkonte një qytetareje favore seksuale
Këshilli i Lartë i Drejtësisë ka shkarkuar me 14 vota pro dhe asnjë kundër kreun e Gjykatës së Gjirokastrës, Guximtar Boçi.
Vendimi për shkarkimin e tij erdhi pas publikimit të një audio-regjistrimi mbrëmjen e shkuar ku ai i kërkonte një qytetareje favore seksuale në këmbim të dhënies së një vendimi gjyqësor në favor të saj.
Të 14 anëtarët e KLD-së kanë votuar unanimisht, ndërkohë që mbledhja ishte njoftuar më herët nga ministri i Drejtësisë Ylli Manjani.
Ndërkaq KLD ka miratuar dhe kërkesën e ministrit të Drejtësisë Ylli Manjani dhe ka pezulluar nga detyra gjyqtarin Boçi.
Në vijim, Këshilli caktoi gjyqtaren Albina Spahën, për të ushtruar përkohësisht detyrën e kryetares së kësaj gjykate si dhe shpalli vendin vakant, duke hapur konkurrimin për pozicionin e kryetarit të kësaj gjykate.
Gjithashtu, Këshilli vendosi që Inspektorati i KLD-së dhe i Ministrisë së Drejtësisë të ndërmarrin bashkarisht një inspektim për verifikimin e veprimtarisë së gjyqtarit të Rrethit Gjyqësor Gjirokastër Boçi dhe të gjyqtares Blerta Çibuku për shkelje të rregullave të etikës, si dhe caktoi një anëtar të tij, për të verifikuar edhe sjelljen e inspektorit të KLD i cili ishte ngarkuar për trajtimin e ankesës së qytetarit dhe që përmendet në regjistrimet audio të bëra publike në media.
Burime nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, shprehen se Guximtar Boçi do të hetohet për akuzën e korupsionit.
Guximtar Boçi prej tre vitesh ishte në krye të Gjykatës së Gjirokastër, ndërsa prej më shumë se 20 vitesh ka ushtruar profesionin e gjyqtarit.
(d.b/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
16 Janar, 08:35
Dhëndri i Trump investitor strategjik për resort në Sazan, si iu duket?
-
Të drejtë
68.1%
-
Të gabuar
20.8%
-
Nuk kam mendim
11.1%
Vota total: 370
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Aktivitetet kulturore/ Stina koncertore, ‘Valsi i mjelmës’ dhe ‘Symphodance energy’ në Universitetin e Arteve! ‘Fajtori’, shfaqje në teatrin ‘Zihni Sako, Gjirokastër
16 Janar, 10:54
-
Rriten deri në 30% çmimet e sigurimit të detyrueshëm të makinave
16 Janar, 10:51
-
Agron Tufa letër Berishës: Zgjedhjet për kryetar në degën nr.2 në Tiranë u manipuluan! Ogur i zi për zgjedhjet e 11 majit
16 Janar, 10:48
-
Tiranë/ Shpërndante kanabis, arrestohet 21- vjeçari! Lëvizte me taksi për shmangien e kontrolleve të Policisë
16 Janar, 10:33
-
‘U bëre bozë çdo ditë në ekran’, Rama ‘debat’ me komentuesin: Për mua dita nis me ty, askush nuk është i detyruar të më ndjekë! Do them të vërtetat
16 Janar, 10:29
-
I dënuar për drogë, Prokuroria e Tiranës sekuestron pasuritë e familjes së Sokrat Carit! Ndërroi jetë para 3 viteve
16 Janar, 10:12
-
VIDEO/ Tottenham 'pa busull', Arsenali e përmbys 2-1 dhe sheh nga kreu i Premier League
16 Janar, 10:06
-
GOLAT/ Arsenali përmbys Tottenhamin, fitojnë Newcastle dhe Aston Villa
16 Janar, 10:04
-
Vetingu nxjerr nga drejtësia prokurorin e Tiranës, Ervin Karanxha, KPA konfirmon shkarkimin
16 Janar, 09:54
-
VIDEO/ Futbollisti shqiptar në histori, i shënon PSG-së pas vetëm tre minutave lojë! Kupa e Francës sjell çudira
16 Janar, 09:44
-
Zjarr në qendrën ku qëndrojnë azilkërkuesit në Babrru, shkak një shkëndijë elektrike
16 Janar, 09:39
-
Licencuan karburantin pa leje ndërtimi, mbahet seanca paraprake në GJKKO për kryebashkiakun socialist të Devollit e 4 zyrtarë! Kërkojnë pushimin e çështjes
16 Janar, 09:33