TIRANE - Sipas Gjon Ndrejës, ish-drejtor i Auditit në ministrinë e Financave, qeveria e re synon të ndërtojë një buxhet efikas dhe të mobilizojë e përdorë në mënyrë efektive kontributet e taksapaguesve. Auditimi është një instrument i menaxhimit dhe do t’i shërbejë qeverisë pikërisht për të realizuar këtë qëllim dhe, në këtë rast, do t’i duhet qeverisë së ardhshme për të siguruar vendimmarrje efektive, duke pasur parasysh këtu se buxheti është vendimmarrja më e rëndësishme e një qeverie.
Pa vënë në dyshim kapacitetet e strukturave vendase, nëse do të zgjidhej një kompani auditimi prestigjioze dhe me eksperienca të mëparshme në fushën e auditimit publik, sigurisht që do të kishte avantazhe në krahasim me strukturat vendase të auditimit, që, gjithsesi, janë akoma të brishta për nga niveli i ekspertizës dhe standardeve që aplikojnë, thekson ai.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 18.08.2013
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com