Auditimi,Meta-zyrtarit bullgar:Të
përmirësojmë performancën e KLSH

Auditimi,Meta-zyrtarit bullgar:Të<br />përmirësojmë performancën e KLSH
Presidenti i vendit, Ilir Meta, ka zhvilluar sot një takim me Presidentin e Zyrës së Auditimit të Republikës së Bullgarisë, Tzvetan Tzvetkov. Presidenti Meta priti në një takim të veçantë zotin Tzvetan Tzvetkov, i cili ndodhet në Shqipëri në një vizitë zyrtare, me ftesë të Kryetarit të Kontrollit të Lartë të Shtetit, zotit Bujar Leskaj.

Në takimin me zyrtarin e lartë të Bullgarisë, Presidenti Meta vlerësoi marrëdhëniet tradicionale mes dy vendeve, duke nënvizuar se edhe bashkëpunimi në fushën e kontrollit dhe auditit është shumë i rëndësishëm sidomos në kuadër të shkëmbimit të përvojave më të mira në këtë fushë dhe trajtimit e përballjes me çështje jo vetëm kombëtare, por edhe atyre që burojnë nga e drejta evropiane.

Duke nënvizuar rëndësinë e përvojës së Zyrës së Auditimit të Republikës Bullgare për Kontrollin e Lartë të Shteti të Shqipërisë, Presidenti Meta vlerësoi marrëveshjen mes këtyre institucioneve dhe shprehu besimin se zbatimi i saj do të përmirësojë performancën e KLSH-së sipas standardeve evropiane, në drejtim të transparencës, kontrollit profesional dhe përgjegjësisë ndaj administrimit të burimeve dhe pronësisë publike.

meta 1
(Ilir Meta gjatë takimit me zyrtarin bullgar, Tzvetan Tzvetkov)

Redaksia Online
D.Ç./Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Mbi përballjen e socialistëve me drejtësinë dhe nevoja për administratën e Shqipërisë në BE

Mero Baze: Mbi përballjen e socialistëve me drejtësinë dhe nevoja për administratën e Shqipërisë në BE