Ky evakuim do të realizohet për shkak të një bombe të Luftës së Dytë Botërore, e cila u gjetë në një disa punimeve.
Bomba prej 3.8 tonësh e cila është zbuluar në qendër të qytetit ka një rreze shpërthimi prej 1.5 kilometra dhe për masë sigurie e gjithë qendra e qytetit do të evakuohet gjatë ditës së Krishtlindjeve.
Është zgjedhur kjo ditë për arsye se qyteti nuk pritet të ketë trafik. Çaktivizimi i bombës pritet të zgjasë 24 orë.
Augsburg është vetëm 80 kilometra larg Munich dhe gjatë Luftës së Dytë Botërore, qyteti ka qenë nën bombardime të shpeshta.
Nga viti 192 deri më 1945, Forcat Ajrore Mbretërore dhe bombarduesit Amerikanë, ndërmorën fushata të shumta bombardimesh në qytetet gjermane me qëllim dobësimin e forcës ushtarake të nazistëve.
[gallery]20283[/gallery]
Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com