Aurel Thëllimi: As veten nuk e mban dot me 60 mijë lekë, keqardhje që këngëtarët lirikë shpërblehen kaq pak

Ai njihet nga publiku i gjerë përmes këngëve të shumta që ka realizuar ndër vite në zhanrin e muzikës së lehtë e madje së fundmi edhe atë popullore, por prej 17 vitesh Aurel Thëllimi është bariton në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit. I ftuar sot në emisionin “Rreze Dielli  në Report Tv ai ka folur shumë sinqerisht për kushtet në të cilat punojnë artistët lirikë, duke u shprehur i zhgënjyer me nivelin e shpërblimit që marrin në TKOB.

Me punën e këngëtarit lirik, praktikisht është e vështirë. Ne marrim 60 mijë lekë të reja rrogë, por duke menduar rrethanat se artisti është beqar apo edhe familjar, duke menduar që ti harxhon kohën më të gjatë aty, ke dhe shpenzime, do ushqehesh, do pish kafe, etj. As veten si artist nuk e mban dot me 60 mijë lekë të reja në një institucion të tillë unik në Shqipëri dhe elitar. Sepse ne gjithmonë themi, që artistët janë ambasadorë të vendit sepse prezantojnë Shqipërinë denjësisht. Është për të ardhur keq që në shekullin e 21, në të vetmin teatër të operas në Shqipëri, trajtimi i artistit të ketë të tillë shpërblim. Por të paktën me dy drejtoreshat aktuale të institucionit, kemi gjetur gjuhën e përbashkët. Të paktën trajtohemi si artist në mënyrën e komunikimit.

Aurel Thëllimi, këngëtar

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja