Aurela Hoxha bëhet nënë për herë të dytë, fotografia që publikoi në rrjete sociale pasi solli në jetë vajzën

Aurela Hoxha bëhet nënë për herë të dytë, fotografia që publikoi në rrjete sociale pasi solli në jetë vajzën

Aurela Hoxha

Modelja Aurela Hoxha është bërë nënë për herë të dytë. Ajo ka sjellë në jetë një vajzë ndërsa 2 vite më parë u bë nënë për herë të parë me një djalë që e pagëzoi me emrin Alaron.

Sic raporton News31, ajo ka postuar në llogarinë e saj në Instagram një foto me një buqetë me lule, që me sa duket i kanë shkuar në spital për ta uruar për të bijën. Sa i përket periudhës së shtatzënisë së parë, në një intervistë rrëfeu se nuk donte të publikonte fotografi pasi ndihej e shëndoshë.

“Kam shtuar në peshë. Nuk e di sa sepse njerëzit që më shikonin thoshin “Nuk je”, por unë ndihesha e shëndoshë. Edhe mjeku thoshte se nuk kisha shtuar pak. Por, ky nuk ka qenë aspak një problem për mua, sepse kam dalë, kam qenë shumë OK me veten. Tani pasi u dobësova dhe shikoj rrobat e shtatzënisë, e kuptoj që paskam qenë goxha. Jo nga këto shtatzënitë që duket vetëm barku. Se unë shikoj shumë modele apo nëna të thjeshta që u shtohet vetëm barku, por jo. Unë mora goxha peshë. Dhe nuk i kam humbu menjëherë. Kur Alaron bëri 3 muaj unë fitova linjat e mia”- tha ajo.

Postimi në Instagram
 

A.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ PSG vijon ‘traditën’, Dortmund e mposht 1-0 në gjysmëfinalen e parë

Champions League/ PSG vijon ‘traditën’, Dortmund e mposht 1-0 në gjysmëfinalen e parë