TIRANË - Këshilli i Ministrave ka emëruar Auron Taren si kreun e Agjencisë Kombëtare të Bregdetit.
I cili ka drejtuar me shumë sukses për vite me radhë deri më 2005 Parkun Arkeologjik të Butrintit.
Më herët qeveria kishte vendosur krijimin e kësaj agjencie duke përcaktuar dhe kompetencat bazë të saj.
Fillimisht puna e kësaj agjencie do të nisë me një ekip-bërthamë prej afro 30 personash, i cili do të jetë i shpërndarë në katër ose pesë rrethe të vendit.
Nisma parashikon që kjo Agjenci të jetë organi kompetent për disiplinimin dhe menaxhimin e integruar të vijës bregdetare shqiptare.
Struktura është risi, pasi deri më sot, nuk ka pasur një agjenci të posaçme të dedikuar bregdetit dhe shpesh kompetencat mes ministrive të ndryshme ishin të pakoordinuara.
Plani i qeverisë Rama është që në një kohë të dytë, pasi Agjencia të ketë marrë formë, funksionimi i saj të bazohet dhe në një ligj të posaçëm dhe jo thjesht me vendim qeverie, duke i shtuar gradualisht asaj dhe kompetencat mbi bregdetin.
Shkrimi u publikua sot (11.02.2014) në gazetën Shqiptarja.com versioni print.
Redaksia Online
(a.ç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com