Një tjetër skandal në fushën e Trashëgimisë Kombëtare po ndodh tashmë në zonën Muzeale të shpallur Pasuri Botërore të UNESCO-s në Gjirokastër. Me firmën e Ministrit Bumçi dhe të Këshillit Kombëtar të Restaurimeve po ngrihet një godinë në sheshin “Fantazia”, zonë ku dikur ishte Statuja e Enver Hoxhës.
Siç mund ta shikoni edhe nga dokumentacioni i Këshilli i Restaurimeve ka firmosur për restaurim godine, kur në fakt në atë vend nuk ekziston asnjë godinë, por po ndërtohet një godinë e re. Ndërtimi i një godine në këtë zonë bie ndesh me të gjitha rregullat, ligjet, master-planet etj, që mund të ekzistojnë në qendrat muzeale, aq më shumë të shpallura pasuri botërore e UNESCO.
Ndërkohe që UNESCO ka shpallur alarmin për ndërhyrje skandaloze në Gjirokastër Ministri i Jashtëm, Aldo Bumçi nwn funksionin e Ministrit tw Kulturës ka firmosur një akt tejet skandaloz kundër Trashëgimisë Kulturore.
Ju bëj thirrje që të sensibilizoheni sa më shumë këtë rast unikal, të paktën në Europën që duam të shkojmë kur vetë Ministria e Kulturës firmos ekzekutimin e Pasurive Kombëtare për interesa shumë të ngushta elektorale apo klienteliste.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 28.05.2013
Rdaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com